Vrasja e dyfishtë në Tiranë/ Binjaku: Gruaja në Shqipëri është në pozita më të dobëta se mashkulli

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku  Klinton Pire 26 vjeç vrau  partneren e tij dhe nga Gana, e më pas vetëvra dhe vetë.

Kohët e fundit shumë gra në vendin tonë janë vrarë nga burrat e tyre.

Ndërkohë sociologia Entela Binjaku, në një intervistë që ka dhënë për Ora Neës, shprehet se gruaja në Shqipëri është në pozita më të dobëta se bashkëshorti.

Entela Binjaku: Në këtë rast fatkeqësia është e dyfishtë sepse preku qytetarë të huaj. Ky krim risolli edhe njëherë në vëmendje vetëvrasjen. Shumë qytetarë e kanë të thjesht shprehjen: të vrasë ty, vrasë dhe veten. Gruaja në Shqipëri është gjithmonë është në pozita më të dobëta se gjinia tjetër.

Binjaku ka treguar dhe shkaqet që çojnë në krime të tilla, duke theksuar se autoriteti mashkullor vihet në sprovë, pasi sipas saj meshkujt janë më të ekspozuar me jetën jashtë familjare.

Shkak tjetër në lidhje me fenomenin është edhe edukimi, paaftësia për reflektim të brendshëm si dhe mosshprehja e ndjenjave tek tjetri.

Entela Binjaku: Mendoj se kemi një aftësi shumë të kufizuar ne si qytetarë, e më së shumti janë meshkujt pasi janë më të ekspozuar me jetën jashtë familjare që i sfidon në shumë drejtime. Autoriteti mashkullor ndonjëherë vihet në sprovë. Gruaja duke qenë se e zhvillon aktivitetin brenda mureve të shtëpisë është pak më shumë e mbrojtur nga mjedisi i jashtëm. Kemi një paaftësi të theksuar për reflektim të brendshëm. Ne jemi qytetarë që vijmë nga familje që nevoja emocionale është injoruar. 

Mendoj se një pjesë e madhe lidhet me edukimin. Në përgjithësi vijmë nga një edukim i cili ka gjurmë shumë të forta nga e kaluara e afërt, si shoqëri ish-komuniste. Ne kemi jetuar për shumë kohë me konceptin e mosbesimit, skeciptizmit ndaj tjetrit. Kjo vihet shumë edhe tek ne nga mënyra se si sillet. Mendoj se elementi i tretë vjen nga mungesa edukatës për t’I shprehur tjetrit atë që ne ndjejmë. Frikësohemi prej ndjenjave tona./ Ora News/