Padia për shpifje në GJKKO, përballja Duma-Veliaj shtyhet në 14 tetor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2021, 11:36
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 14 tetor seancën e përballjes së deputetes Grida Duma me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa prokurorit.
Seancën e kaluar deputetja e PD, Grida Duma, refuzoi të zgjidhte çështjen me pajtim duke kërkuar që të vazhdojë procesi gjyqësor.
Në mars të këtij viti, Grida Duma paditi për shpifje Erion Veliajn, duke kërkuar dëmshpërblim në vlerën e 3 milion lekëve.
Në padinë e Dumës, thuhet se “Erion Veliaj ka ngritur një sërë akuzash të drejtpërdrejta, duke e akuzuar znj. Duma si trafikante apartamentesh. Deklarata të tilla përveçse janë trillime shpifëse, bëhen duke përdorur një terminologji kriminale pikërisht për t’i bërë më të rënda për publikun”.
