KLP shpall dy vende vakante për ngritjen në detyrë të prokurorëve në SPAK

Këshilli i lartë i Prokurorisë vendosi shpalljen e 2 vendeve vakante për ngritjen në detyrë të prokurorëve në SPAK.

Në mbledhjen e sotme KLP caktoi në detyrë prokurorin Gjon Fusha në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Po kështu KLP cakton në detyrë prokurorin Albert Murçaj në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.