Rikthehet mësimi me orë të plota, problem mbipopullimi në klasa, prindërit të shqetësuar për masat anti-Covid
Me rikthimin e mësimit në normalitet, janë rikthyer edhe problemet e vjetra në shkolla. Numri i lartë i nxënësve, por edhe klasat e vogla, e bëjnë të pamundur respektimin e masave anti-Covid.
Sipas tyre, në një klasë ka deri në 40 nxënës, çka e bënë të vështirë procesin mësimor dhe zbatimin e masave anti-Covid.
"Deri vjet në dijeninë tonë janë diku 35 veta, mund të jenë diku 38. Klasat janë shumë të vogla për të qëndruar, ata rrinë nga 2 persona bashkë, mos them edhe 3."
Vërtet shkolla është rikonstruktuar, por klasat nuk janë zgjedhuar as nuk janë shtuar."
"Rreth 30 a 40."
"Kemi dhe merakun e kësaj në fakt. Nuk e dimë të shikojmë se si do ecin këto dy javë."
Rrezikun e pandemisë e pohojnë edhe mësues të shkollave në kryeqytet.
Jashtë kamerave ata thonë se e kanë të pamumundur ti menaxhojnë fëmijët në orën e pushimit të gjatë.
Ndërsa pranojnë gjithashtu se klasat kanë mbingarkesë nxënësish.
Megjithatë si prindërit dhe mësuesit vlerësojnë rëndësinë e kryerjes së mësimit me orë të plota.
"Po shumë i drejtë është sepse të gjithë janë vaksinuar, si mësuesit dhe le të themi 70-80% e prindërve."
"Është gjë e mirë, sidomos unë që kam gocën në klasë të parë sepse e merr çdo gjë të plotë."
"Shyqyr shpëtuam sepse ishim shumë të ngarkuar. Nuk dinim as kush t'i merrte, vetë jemi në punë."
Ndërkohë në Vlorë, prindërit që kanë fëmijët në shkollën "Lef Sallata" protestuan për zhvillimin e mësimit me dy turne.
Thonë se e kanë të pamundur ti përshtaten këtij orari dhe kërkojnë një zgjidhje nga Ministria e Arsimit.
Shkollat me 900-1000 nxënës kryesisht janë të detyruara ta zhvillojnë mësimin me dy turne.
Do të jenë dy javët pasuese ato të cilat do të tregojnë nëse kemi apo jo shtim të infektimeve në 24 orë.
Nëse situata përkeqësohet, atëherë do të shihet mundësia për rikthimin në skenarët menaxhues për pandeminë.
