Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 40-vjeçari në Krujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2021, 21:05
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krujë.
Policia bën me dije se I. C., rreth 40 vjeç ka rënë në kontakt me rrymën e teksa po kryente punime, e për pasojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 03.10.2021, rreth orës 19:45, dyshohet se shtetasi I. C., rreth 40 vjeç, duke kryer punime elektrike në banesën e shtetasit F. K., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.”- njofton policia
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
