Makina përplaset me motoçikletën në aksin Elbasan-Bradashesh, plagoset 61-vjeçari
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 4 Tetor 2021, 09:10
Një 61-vjeçar mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Elbasan.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, në fshatin Katundi i Ri.
Një mjet tip "Toyota", me drejtues shtetasin A.N., 32 vjeç, banues në Tiranë , është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Broshkë, Elbasan.
Pekin 2022, Lojërat Olimpike Dimërore pa spektatorë të huaj
4 Tetor, 09:03
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

