Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar/ Balliu për Bashën: Vetëm një njeri i marrë peng s’ka mundësi zgjedhje
Për ish-deputetin e PD, Klevis Balliu, Lulzim Basha nuk ka më gjë për të dhënë në PD.
Këtë deklaratë e bëri në një intervistë për RTV Ora me gazetaren, Besmira Pelushaj, ku u shpreh se Kryedemokrati dhe Kryeministri Edi Rama plotësisht të paqartë.
Klevis Balliu: Edi Rama është ai që ishte dje. Nuk mendoj se djegia e mandateve ishte gabim. Ishte Basha që e propozoi. Thamë pas zgjedhjeve se do të filloj lufta, thamë se nuk ka shtet, thamë se ka grup bandash. Tani me këto banda papritmas dalim dhe themi se do të ndryshojmë kushtetutën. Basha dhe lidershipi aktual janë plotësisht të paqartë. O njeh qeverinë ose se njeh. Pa protesta nuk jemi një shtet demokratik. Protestat nuk janë radikale.
Në lidhje me paralajmërimin e Ramës për rritjen e çmimit të energjisë, Balliu shprehet se kjo rritje vjen pasi në buxhetin e shtetit nuk ka më asnjë lekë, dhe sipas tij kjo është një nga arsyet për të mbuluar vjedhjet që janë bërë për vite me radhë.
Klevis Balliu: Është e qartë përse rritet çmimi energjisë, kanë vjedhur 8 vjet, s’ka më asnjë lekë në buxhetin e shtetit. Vjedhjet duhet mbuluar. Do të rriten edhe çmimet e produkteve.
Duke u ndalur sërish te vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës, Balliu tha se Kryedemokrati është marrë peng, pasi sipas tij vetëm një njeri që merret peng s’ka mundësi zgjedhje.
Klevis Balliu: Basha tha se ky ishte një vendim që më detyruan. Nuk kisha asnjë mundësi dhe asnjë opsion tjetër. Kur të detyrojnë të bësh diçka është vetëm kur të marrin peng. Si mund të vihet lideri i pozitës në një cep, që s’ka mundësi zgjedhje. Për çfarë arsyeje? Si mund të vihet lideri i opozitës në një cep që supozohet të çlirojë Shqipërinë. Po nuk pati fuqi për të pasur mundësi zgjedhje si mund t’i kthej mundësinë për zgjedhje qytetarëve shqiptarë. Nuk do doja që Basha të ishte peng. Është Lulzim Basha që thotë se më kanë kapur peng.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.
