Shkolla km larg, banorët e Priskës ankohen për distancën që duhet të ecin fëmijët: Kemi bërë kërkesë te Kushi, asnjë përgjigje
Që prej fillimit të mësimit për këtë vit shkollor fëmijët e fshatit Priskë e Vogël në Tiranë nuk kanë shkuar në shkollë, për shkak të mungesës së transportit.
Duke mos marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse, prindërit e fëmijëve kanë dalë sot në shenjë proteste për të kërkuar zgjidhje për problemin e tyre.
Sipas banorëve ky është viti i tretë që shkolla e fshatit Priskë është mbyllur, pasi banorëve u është premtuar transporti i fëmijëve në shkollë tjetër, por këtë vit mjeti që transportonte nxënësit në shkollë nuk është shfaqur.
"Të studiojnë fëmijët tanë si gjithë fëmijët e tjerë. Ju lutëm u bëjmë thirrje të gjithë institucioneve të na ndihmojnë, qoftë me fëmijët, qoftë me transporti, qoftë me rrugët. Mos të shohin interesat e veta. Asnjë lloj përgjigje, kemi shkuar te ministria dhe drejtoria arsimore. Kam bërë shkresë te Evis Kushi dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje."
"Kam bërë kërkesë te Evis Kushi, nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kam pesë ditë, e kam drejtuar dhe te drejtoria arsimore, asnjë përgjigje."
"I bëj thirrje Edi Ramës, letrat tona kanë rënë në kosh. Fëmijët tanë kanë të drejtë të arsimohen si fëmijët e tjerë, si fëmija e ministres dhe si fëmija e Edi Ramës duhet të ulen në banka", shprehen banorët.

