Dita nis me mot të kthjellët por në mesditë..., ja si parashikohet moti për sot

Vendi ynë do të karkterizohet nga kthjellime gjatë paradites por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në gjysmën lindore të Shqipërisë dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin e  vendit.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që kushtet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të dendura mbeten prezent deri në mqngjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor –Jugperëndimor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 3 ballë.