E rëndë! Po pinte kafe plagoset me plumb në kokë shqiptari në Athinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Athinën.

Mediat greke, bëjnë me dije se një shqiptar ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë është regjistruar në një kafene në rrugën 104 Liosion, në zonën e Agios Panteleimon të Athinës.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhej brenda në bar kur një person ende i paidentifikuar është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut.

Shqiptari i është dërguar me auto-ambulancë dhe është në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediave greke Agios Panteleimon është një zonë që kontrollohet nga bandat.