Skandali me “farën e keqe” të domates/ Fermerët e Kutallisë: Sot e vjelim, nesër prodhimi kalbet

 “Ku do vemë”- shprehet fermeri.

Skandali me një farë domateje ka dëmtuar edhe fermerët e Kutallisë në Bashkinë Dimal. Ata thonë se prodhimi që sigurohet prej kësaj fare jo vetëm që është tepër i dobët por kalbet brenda 24-orëve. Fermerët kërkojnë nga institucionet e bujqësisë që të kontrollojë farërat e fidanët pasi këtë vit u çuan dëm punën.

"Fermerët kanë një mal me halle,nafta dhe plehrat kimike janë të gjitha të shtrenjta. Një fermer po ti hedhi më tepër pesticide një bime,i bie ta thajë me duart e tij"

Skandali me farën e domatës Ozgan Anardi ka dëmtuar edhe fermerët e Kutallisë në Bashkinë Dimal

Ata kanë kultivuar rreth 700 hektarë sera por prodhimi që morën thonë se është i dobët dhe një pjesë po hidhet në kanale.

Gjendja e krijuar po i çon fermerët drejt falimetimit,pasi thuajse 70% e tyre kanë marrë kredi në bankë dhe tashmë thonë se nuk kanë me cfarë të paguajnë!

“Nuk po rron domatja e kësaj fare. 1 milion e gjysmë nga kjo farë na ka dalë e keqe. Jam fundosur me shumë minuse.”

Skandali me farën e keqe të domatës është denoncuar me herët edhe në  Fier e Myzeqe.

Fermerët i kërkojnë shtetit të ndërhyjë,si i vetmi institucion që ka të drejtën dhe detyrimin të kontrrollojë këtë abuzim me shitjen e farave të skaduara./Ora News/