Në BE në 2030, Presidenca e Unionit raport për vendet e Ballkanit

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të 2030. Ky është propozimi i Sllovenisë, e cila mban presidencën e Bllokut, pak ditë para samitit që pritet të mbahet javën e ardhshme. raporti i është paraqitur të premten në një takim të ambasadorëve në Bruksel.

Sipas ‘Financial Times’, ideja ka befasuar shtetet e tjera anëtare dhe është përshkruar nga disa si krejtësisht jorealiste duke pasur parasysh sfidat ekonomike dhe politike në rajon.

Zgjerimi është një çështje shumë e ndjeshme për BE-në, e cila është e ndarë mbi nevojën dhe shpejtësinë me të cilën vendet duhet të lejohen në bllok. Por Bashkimi Evropian është nën presion për të rifilluar bisedimet e pranimit me vendet e Ballkanit, të cilat gjithashtu po forcojnë lidhjet e tyre me Kinën dhe Rusinë, shkruan e përditshmja ‘Financial Times’.

Në raportimin e gazetës britanike thuhet se diplomatë nga shtetet anëtare që duan që Brukseli të përshpejtojë bisedimet me Ballkanin po bëjnë presion për vendosjen e një afati të pranimit, por pranojnë se është e vështirë të arrihet.

Kujtojmë se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në vizitën që zhvilloi në Ballkanin Perëndimor përsëriti mbështetjen e saj për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Çështja e zgjerimit do të diskutohet në samitin që do të mbahet më 6 tetor mes udhëheqësve të BE dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të kishin filluar bisedimet e anëtarësimit në BE vitin e kaluar, por procesi mbetet i bllokuar nga mungesa e mbështetjes unanime nga vendet anëtare./ Ora News/