"Dashuria, forca shëruese e njerëzimit" Çfarë është meditimi dhe si ta praktikoni, këshilla nga mjeshtër Useini
"Meditimi është çelësi për të kultivuar dashurinë dhe dashuria është forca shëruese për çdo gjë në nivel global", thotë mjeshtri i meditimit, Sheki Useini.
Në një intervistë për "Ditë e Re" në Rtv Ora, Useini thotë së meditimi ka të bëjë me kthimin dhe njohjen e vetes, e brendësisë që ka çdo njeri dhe se lidhja me brendësinë e çdo njeriut arrihet nëpërmjet meditimit.
Sheki Useini gjithashtu ka botuar librin 'Kthesa e Madhe', ku flet për praktikat rreth meditimit, duke dhënë këshilla teknike se si të meditojmë.
Këshilla rreth meditimit nga Sheki Useini:
" Lidhjen me brendësinë, ne e bëjmë nëpërmjet frymëmarrjes.
Pra vëmendjen tonë duhet ta përqendrojmë te frymëmarrja, te marrja dhe nxjerrja e frymës.
Duhet të fokusohemi te mendimet tona.
Ne nuk jemi trupi, ne (shpirti jonë) banojmë në një trup.
Shpirti ka ekzistuar gjithmonë dhe to të ekzistojë gjithmonë."

Sipas mjeshtrit të meditimit kthesa më rëndësishme e njeriut në jetë është kthesa te brendësia e vetes.
"Kthesa e madhe do të thotë kthesë nga vetja, kjo është kthesa më e madhe që ne duhet të bëjmë. Ne e kemi harruar thesarin e mrekullueshëm që mbartin brenda nesh. Që ti drejtohesh vetes, të bëhesh vetvetja. Është shumë sfiduese të jesh vetja, kërkon përkushtim sistematik. "
Useini thotë se dashuria është forca shëruese për çdo gjë në këtë botë dhe se ky fakt është lënë në harresë nga njerëzimi sit.
"Vetëdija se dashuria është forca shëruese në nivel global është anashkaluar sot. Meditimi do të kontribuojë, që ky burim të reflektojë në mënyrën më të bukur. Dashuria i shërben rritjes dhe zhvillimit tonë dhe meditimi është çelësi për ta kultivuar dashurinë", shprehet Useini.
