"Jo sepse jemi në kohë Covidi" - Puthjet në buzë mbeten tabu për çiftet në Shqipëri, ja çfarë mendojnë qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2021, 09:07
A i preferojnë çiftet shqiptare puthjet në buzë? Sa kohë keni pa puthur bashkëshorten/bashkëshortin?
Kjo ishte tema për rubrikën Vox Pop me Enkin, në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e Rtv Ora.
Duke u bazuar nga përgjigjet e qytetarëve dhe duke marrë në konsideratë se të intervistuarit ishin të moshuar, duket se puthjet në buzë janë tabu për brezin e tretë.
Disa prej tyre madje kanë turp të flasin për puthjet, ndërsa të tjerë shprehen se flenë ndaras nga bashkëshortja për shkak të moshës.
Megjithatë ka dhe nga ata qytetarë që nuk flasin lirshëm për puthjet.
"Çdo mëngjes e puth bashkëshortin", thotë një qytetare.