Italiani “përplas” drejtësinë, Gjykata: Prokurori Kasaj mbajti peng italianin në ambientet e konviktit

Një përplasje e paprecedent ka ndodhur mes gjykatës dhe prokurorisë së Gjirokastrës, ku shkak është bërë arrestimi i një shtetasi Italian. Maicol Saiçhi, babai i katër fëmijëve ndodhej së bashku me familjen në Gjirokastër, kur u ndalua nga policia në ambient e një hoteli të këtij qyteti, ku qëndronte me gruan dhe fëmijët. Italiani u arrestua si person që kishte futur në Shqipëri një automjet të vjedhur, por në fakt ky mjet ishte futur në territorin Shqiptar nga vjehrra e tij.

Pavarësisht kësaj me kërkesë të prokurorit Emëror Kasaj,italiani Maicol Saiçhi, është lënë në masën e “arrestit në burg” nga gjykata e Gjirokastrës. Mbrojtësit ligjorë të italianit Saiçhi, kanë kundërshtuar këtë masë sigurimi, duke kërkuar sërish në gjykatë rivlerësimin e gjendjes, pasi italiani është baba i 4 fëmijëve minorenë që kishin mbetur rrugëve të Gjirokastrës dhe nuk ishte ai personi që ka futur në Shqipëri mjetin e vjedhur. 

Gjyqtari Arben Dosti, pasi u njoh me këto rrethana vendos të zëvendësojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Sipas vendimit gjyqësor, thuhet se italiani që të dali nga burgu, duhet patjetër të marë një shtëpi me qëra, adresën e të cilës duhet t’ia deklarojë organeve koopetente. Por pikërisht këtu ka ndodhur dhe përplasja mes vendimit të gjykatës dhe mos ekzekutimit të tij nga prokurori i çështjes, Emëror Kasaj. Ky i fundit ka refuzuar të ekzekutojë vendimin gjyqësor duke mbyllur në “arrest shtëpie” italianin. 

Por ka zgjedhur një mënyrë tjetër ekzekutimi të papërcaktuar në vendimin e gjykatës, duke e izoluar italianin Maicol Saiçhi në një dhomë të ambienteve të konviktit të Gjirokastrës. Këto janë pamjet filmike të siguruara ekskluzivisht nga “Ora News”, ku tregohen kushtet e konviktit në të cilin prokurori Kasaj, vendosi të mbajë të izoluar italianin e arrestuar.

Jashtë ambienteve të konviktit, qëndron një punonjës policie, që garanton mos largimin e italianit dhe që mban çelësin e derës hyrëse në konvikt. Kjo metodë izolimi e shpikur nga prokurori, Emëror Kasaj, i cili në moszbatim të vendimit të gjykatës, ka sjellë reagimin e gjyqtarit, Arben Dosti, që të nxjerrë vetë urdhrin e ekzekutimit të vendimit të tij. 

Në këtë urdhër të siguruar nga “Ora News”, gjyqtari Dosti shprehet se:”…personi nën hetim Maicol Saçhi, e zgjedh vetë banesën ku do të ekzekutojë vendimin e gjykatës. Personi nën hetim ka të drejtë jo vetëm të zgjedhë banesën, por edhe ta ndryshojë, sa herë që çmon se atij ose familjes së tij, kushtet e banimit i plotësohen më mirë në një banesë tjetër. Gjykata në urdhërin e ekzekutimit shkon edhe më tej duke thënë se në këtë rast kemi të bëjmë me veprime që kanë karakterin e një pengmarrje të paligjshme nga ana e organit të prokurorisë. “…kufizimi i lirisë së personit, tej vullnetit të tij, ose urdhërimeve të gjykatës, mund t'i vendosë personat përgjegjës, në kushtet e konsumimit të veprës penale "Heqja e paligjshme e lirise…". 

Italiani “përplas” drejtësinë, Gjykata: Prokurori

Gjyqtari Dosti shprehet në vendimin e tij se:“…nëse akomodimi i personit nën hetim, Maicol Saçhi, në ambientet e konviktit të djemve të Universitetit Gjirokastër, është kryer në kushtet kur si person i huaj nuk kishte banesë në Shqipëri apo në pamundësi për të qëndruar në banesën e deklaruar në seancë gjyqësore, kjo nuk përbën shkak për mbajtjen e tij në konvikt, kundër vullnetit të tij./ Ora News/