Sherr në Durrës/ 44-vjeçari qëllon me armë drejt banesës së të riut, arrestohet
Një 44 vjeçar është arrestuar, pasditen e sotme në Durrës pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15, Durrës, ku shtetasi S.M është përfshirë në një konflikt çastit me pronarin e banesës në Durrës, me inicialet E.Sh. Pas sherrit, 44-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt shtëpisë.
“Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet dhe benda pak minutash kapet e shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar. Në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi S.M., 44 vjeç, duke qarkulluar me automjet, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.”- njofton policia.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Autori i dyshuar i ngjarjes, pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi, por që nuk ka arritur t’i shpëtojë policisë./ Ora News/
