Rritja e çmimeve, Braçe: Krizën e pandemisë nuk mund ta përballojnë shtresa e mesme dhe të varfërit

Për deputetin socialist Erion Braçe deklaron se rritja e çmimeve është e pamundur të ndalohet. Por nga ana tjetër ai thekson se krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia nuk mund ta përballojnë vetëm shtresa e mesme dhe të varfërit.

Deputeti i partisë socialiste, Erion Braçe, i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili nga foltorja e selisë blu u shpreh se shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon.

Basha tha se kriza nuk zgjidhet me fjalime dhe me propagandë.

Ndërkohë, Braçe në rrjetet sociale, shkruan se rritjen e çmimeve është e pamundur ta ndalim, teksa shton se duhet të ndalim abuzimet.

Më tej Braçe thekson se nëse duam të ndalojmë thellimin e pabarëzinë, duhet të rikthejmë konkurrencën në tregjet kyçe.

Kjo sepse thotë Braçe, tregjet tona janë të përqendruara, të kontrolluara nga vetëm 4-5 kompani, thuajse me konkurrencë formale.

Çmimet në to as funksionojnë si në bursë, dhe as përcillen siç bursa vendos. Çmimet në shqipëri, deklaron deputeti socialist, nuk i nënshtrohen konkurrencës; ato vetëm  caktohen, njoftohen!

Dhe në përfundim, Erion Brace shprehet se në këto kushte dy rrugë ka: përmes tatimeve e taksave, veçanërisht atyre që mbitatojnë konsumin, të ardhurat nga puna, uljes së tyre; dhe së dyti, përmes pagesave të drejtë-përdrejta, mbrojtëse e rimbursuese për të varfrit dhe shtresën e mesme. Të paktën, këtë herë barra e krizës nuk mund të përballohet nga te varfërit e të mesmit./ Ora News/