Rikthehet derbi Dinamo-Partizani, ja formacionet zyrtare të përballjes

12 vite më vonë, 34 tituj në fushë përplasen në “Elbasan Arena”. Derbi Dinamo-Partizani rikthehet pas shumë vitesh në futbollin elitar në Shqipëri dhe sot në 19:45 do të shijojmë edhe spektaklin e përballjes.

Bledi Shkëmbi ka presionin e madh mbi vete për paraqitjen e parë të Dinamos në një derbi këtë vit teksa përballë do të ketë Partizanin e Ilir Dajës.

Të dy trajnerët kanë bërë zgjedhjet e lojtarëve teksa janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

DINAMO: Harizaj, Imami, Sofranac, Siljanovski, Isaevski, Demiri, Samake, Sidibe, Ibraimi, Mihana, Chinedu.

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Sota, Shehi, A.Marku, Musta, Rrapaj, Kaçe, Mala, Cara, Stenio Junior./Ora News/.