Hungaria pa tifozë por edhe pa dy titullarë ndaj Shqipërisë në Budapest
Pak ditë më parë Shqipëria mori një lajm shumë të mire teksa FIFA dënoi Hungarinë për të luajtur pa tifozë në “Puskas Arena” dhe sot skuadra që impresionoi në Euro 2020 publikoi edhe listen për ndeshjen me kuqezinjtë.
Për fatin e mire të Rejas dhe të skuadrës tonë, trajneri Marco Rossi ka shpallur listen ku bien në sy shumë mungesa, kryesorja ajo e kapitenit Adem Szalai.
Sulmuesi i Mainzit ndodhet në infermieri ende duke u rikuperuar nga dëmtimi që ka pësuar e që e detyroi të operohej ndaj dhe nuk është në listen e shpallur.
Edhe mbrojtësi ekspert, Gergo Lovrencics i cili ishte protagonist me Hungarinë në Europian nuk do të jetë në këtë ndeshje bashkë me mesfushorin Kevin Varga.
Këto janë mungesa të rëndësishme për Hungarinë që pret Shqipërinë në një “Puskas Arena” të boshatisur dhe tashmë Shqipëria ka shansin të luajë pa presionin e tifozerisë në impiantin gjigand për të marrë maksimumin më 9 Tetor.
Më poshtë edhe lista e shpallur nga trajneri Rossi./Ora News/.

