Laporta mbledhje urgjente te Barça, Pirlo pason Koeman në stol?
Humbja ndaj Benficës në Champions League duket se i ka vënë kapak aventurës së Ronald Koeman në drejtimin e Barcelonës.
Numri një i klubit, Joan Laporta, me t’u kthyer nga Lisbona aty ku ekipi pësoi një humbje të rëndë 3-0, ka mbledhur njerëzit e besuar për të diskutuar për trajnerin aktual dhe ndoshta atë të riun.
Laporta pati një takim në 03:00 të mëngjesit me zëvendëspresidentin Rafa Yuste, Dr. Sportiv Mateu Alemany dhe këshilltatin besnik, Enric Masip në “Camp Nou” ku sigurisht që kanë diskutuar mundësinë e shkarkimit të Koeman dhe pasuesin e tij.
I vetmi problem për ta mbetet pagesa afro 12 mln Euro që duhet t’i japin Koeman në rast shkarkimi dhe për arsye të krizës financiare janë ndaluar por gjithsesi tashmë sipas shtypit spanjoll kjo do të ndodhë në një mënyrë apo tjetër.
Laporta duket se ka dhe një emër për stolin, Andrea Pirlo të cilin e shikon si bast të tij personal ashtu si me Rijkaard me të cilin fitoi gjithçka e gjithashtu kandidatë janë Xavi dhe Roberto Martinez i Belgjikës./Ora News/.
