Video/ Leicester bie ndaj Legias në Europa League. Shkëlqejnë Lyon, PSV e Olympiacos
Surpriza tjetër ishte edhe humbja e Napolit që u mund në “Maradona Stadium” me rezultatin 2-3 nga Spartak Moscow në këtë Grup.
Lyoni shkëlqeu në duelin ndaj Brondby në ndeshjen e Grupit A duke regjistruar suksesin e dytë radhazi e sigurisht edhe në krye me 6 pikë. Xherdan Shaqiri ishte titullar por nuk arriti të shënonte në suksesin 3-0 ndaj danezëve ku realizuan Ekambi dy gola dhe Aouar. Sfida tjetër e këtij grupi u mbyll me fitoren 1-0 të Sparta Prague ndaj Rangers.
PSV Eindhoven gjithashtu bindi me fitoren 4-1 në Grupin B teksa dueli Sociedad-Monaco u mbyll 1-1.
Në grupin D, u luajt derbi i nxehtë Fenerbahçe-Olympiacos ku grekët dominuan me fitoren 3-0 në Stamboll ndaj turqve. Sfida tjetër u mbyll me fitoren 1-0 të Eintracht Frankfurt në transfertën me Antwerp./Ora News/.
