Finale braziliane në Copa Libertadores. Flamengo do të sfidojë Palmeiras
Është përcaktuar finalja e madhe e Copa Libertadores. Eventi i vlefshëm si Champions League për futbollin latin do të ketë në finale dy ekipe braziliane, kampionen në fuqi të Palmeiras dhe Flamengon.
Teksa e para u kualifikua më parë, Flamengo ishte ekipi i dytë që iu bashkua rivalëve të tyre teksa mundi edhe në gjysmëfinalen tjetër ekuadorianët e Barcelonës me rezultatin 2-0, i njëjti si në ndeshjen e parë.
Heroi i Flamengos ishte Bruno Henrique me një dygolësh dhe tani më 27 Nëntor në stadiumin “Centenario de Montevideo” në Uruguai do të jetë dhe përballja e madhe për trofeun.
Një finale e tëra mes dy klubeve të të nëjtit vend përsëritet për herë të pestë në historinë e Copa Libertadores ku 4 herë ka ndodhur mes ekipeve braziliane dhe një herë mes atyre argjentinase me superklasiken e 2018 mes Boca Juniors dhe River Plate./Ora News/.
