Video/ Tottenham merr fitoren e parë në Conference League. “Ok” edhe Basel me Feyenoord

 

Tottenham merr një fitore për moral në Conference League pas rezultateve aspak të mira në Premier League. Spursat që vinin nga humbja në derbi me Arsenalin morën 3 pikët e para në Europë me fitoren 5-1 ndaj modestëve të Mura. Golat u shënuan Dele Alli dhe Lo Celso në pjesën e parë dhe Harry Kane dopietë në të dytën.

Po në këtë grup Rennes siguroi gjithashtu 3 pikët e para me fitoren 2-1 në transfertën me Vitessen.

Ndërkohë që Feyenoordi në Grupin E mundi 2-1 Slavian e Pragës dhe Union Berlin dominoi 3-0 Maccabi Haifan.

Në grupin H, Baseli shkatërroi Kairat Almatyn me fitoren e thellë 4-2 ndërsa Qarabag fitoi 4-1 në fushën e Omonias./Ora News/.