Kumbulla titullar, Roma shkëlqen me fitoren në Conference League (Video)
Roma harron humbjen në derbin me Lazion dhe merr fitoren e dytë radhazi në Conference League.
Në Grupin C, skuadra e Mourinhos ishte e angazhuar në ndeshjen me ukrainasit e Zoryas në transfertë dhe portugezi vendosi për here të parë ta hidhte titullar mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla i cili nujk zhgënjeu dhe e la të paprekur portën e skuadrës.
3-0 ishte rezultati përfundimtar ku El Shaarawy në 7’, Smalling në 66’ dhe Abraham në 68’ vendosën 3 pikët për verdhekuqtë që kryesojnë Grupin me 6 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Az Alkmaar mori fitoren e parë në Grupin D ku mundi 1-0 Jablonec ndërsa Cluj barazoi 1-1 me Randers.
Në Grupin A, Alashkert u mund në shtëpi 2-3 nga HJK Helsinki ndërsa LASK barazoi 1-1 me Maccabi Tel Aviv.
Në Grupin B, Partizani i Beogradit kaloi 2-0 Flora Tallin dhe Gent mposhti 2-0 Anorthosis./Ora News/.