Spanja sërish pa lojtarë të Realit, Luis Enrique: Nuk kthehem te Barcelona

Spanja do të luajë Final Four të Nations League në Tetor dhe trajneri Luis Enrique ka shpallur listën me lojtarët e skuadrës ku si gjithmonë nuk mungojnë surprizat.

Konfirmohet sërish një Spanjë pa asnjë lojtarë nga Real Madrid, ku Asensio, Nacho janë lënë jashtë teksa risia e madhe është talenti 17-vjeçar, Gavi, mesfushori i Barcelonës.

Gjithashtu sulmuesi 18-vjeçar i Villarrealit, Yeremi Pino është grumbulluar teksa për shkak të dëmtimit të Jordi Albas ka fituar një biletë rikthimi në kombëtare, Marcos Alonso.

Në foto dhe lista e plotë me lojtarët e grumbulluar nga Luis Enrique i cili në konferencën për shtyp u ngacmua edhe për një mundësi rikthimi te Barcelona për shkak të krizës që po kalojnë katalanasit.

Spanja sërish pa lojtarë të Realit, Luis Enrique: Nuk kthehem te

Portierë: Unai Simón, Robert Sánchez, David De Gea.

Mbrojtës: Ce'sar Azpilicueta, Pedro Porro, Eric García, Aymeric Laporte, Iñigo Martínez, Pau Torres, Sergio Reguilón e Marcos Alonso.

Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodri Hernández, Pedri González, Mikel Merino, Koke Resurrección e Gavi.

Sulmues: Ferran Torres, Pablo Sarabia, Mikel Oyarzabal, Pablo Fornals, Marcos Llorente e Yeremi Pino

“Mendoj se Joan Laporta nuk e ka numrin tim të telefonit. Pavarësisht situates te Barcelona, nuk largohem nga kombëtarja spanjolle. Kam një kontratë me Federatën, ata më duan mua dhe unë I respektoj. Nuk ka kthim pas. Mungesa e Fati? Doja ta merrja por duhet parë situata siç është. Po rikuperohet qetësisht dhe kemi alternative të tjera në sulm”, përfundoi Luis Enrique.