Lista e dytë e Flick. Hummels jashtë, grumbullohen Ter Stegen dhe Muller
Gjermania do të luajë dy ndeshjet e radhës eliminatore të Botërorit ndaj Rumanisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku me dy fitore të mundshme panzerat mund të arrijnë edhe kualifikimin direkt, gjithmonë në varësi të ndeshjeve të tjera.
Gjithsesi, trajneri Hansi Flick ai që mori drejtimin në Gusht të kombëtares gjermane shpalli listën e tij të dytë në këtë aventurë e ku nuk ka surpriza të mëdha.
Për shkak dëmtimesh, nuk do të jenë Mats Hummels, Robin Gosens dhe Ilkay Gundogan por ndërkohë rikthehet Ter Stegen i cili për herë të parë grumbullohet me Flick si trajner.
Gjithashtu Thomas Muller është në listë pasi u përfol që mund të mbetej jashtë por ai bashkë me Reus dhe Sane janë grumbulluar.
Më poshtë edhe lista e Hansi Flick për sfidat e Tetorit.
Portierë: Manuel Neuer (Bayern Munich), Bernd Leno (Arsenal FC), Marc-Andre ter Stegen (FC Barcelona)
Mbrojtës: Matthias Ginter (Borussia Mönchengladbach), Thilo Kehrer (Paris St. Germain), Lukas Klostermann (RB Leipzig), David Raum (TSG Hoffenheim), Antonio Rüdiger (FC Chelsea), Nico Schlotterbeck (SC Freiburg), Niklas Süle (Bavaria Munich)
Mesfushorë/Sulmues: Karim Adeyemi (Red Bull Salzburg), Serge Gnabry (Bayern Munich), Leon Goretzka (Bayern Munich), Kai Havertz (Chelsea FC), Jonas Hofmann (Borussia Mönchengladbach), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Thomas Müller ( Bayern Munich), Jamal Musiala (Bayern Munich), Florian Neuhaus (Borussia Mönchengladbach), Marco Reus (Borussia Dortmund), Leroy Sané (Bayern Munich), Timo Werner (FC Chelsea), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen)./Ora News/
