Challandes shpall listën për sfidat e Tetorit, vetëm një risi mes dardanëve

Sfidat eliminatore të Botërorit 2022 po afrojnë dhe Kosova do të ketë dy impenjime në kuadër të Grupit B, atë me Suedinë në Solna më 9 Tetor dhe 3 ditë më pas ndaj Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”.

Trajneri Bernard Challandes ka shpallur listën me lojtarët që do të kenë shansin të luajnë këto dy ndeshje teksa e vetmja risi është talenti i Vitesse, Toni Domgjoni. Gjithsesi për të duhet pritur “ok”, nga FIFA që të aktivizohet këto ndeshje pasi ai më parë ka luajtur me fanellën e Zvicrës U21 por për ta patur si alternativë, Challandes e ka grumbulluar gjithsesi,

Mungojnë të dëmtuarit Bernard Berisha dhe Edon Zhegrova teksa pjesa tjetër është e plotë dhe emrat janë ata të konfirmuarit e përhershëm.

Challandes shpall listën për sfidat e Tetorit, vetëm një

Kosovan ë Grupin B, është në vendin e parafundit me 4 pikë dhe objektivi është vendi i tretë që mbahet nga Greqia e që ka 2 pikë më shumë se dardanët./Ora News/.