Ndërron jetë nëna e peshëngritësit Pirro Dhima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2021, 10:09
Nëna e peshëngritësit, Pirro Dhima ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve paraprake, Lefteria Dhima 75-vjeç është gjetur e vdekur, në afërsi të banesës.
Në trupin e të ndjerës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkak i vdekjes dyshohet se ka qenë arresti kardiak.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme