Mori pjesë në sulmin në Capitol, ish kampioni olimpik në not shpallet fajtor
Në SHBA edhe pse mund t’i kesh dhënë vendit 5 medalje olimpike në not, shkelja e ligjit nuk mund të anashkalohet.
Për 2 herë ish kampionin olimpik të notit, Klete Keller rreziku që të bëjë burg është i madh pasi ai u shpall fajtor nga Gjykata dhe pranoi se ka qenë I pranishëm në sulmin ndaj Capitol Hill më 6 Janarin e kaluar dhe sipas akuzës ai ka penguar punën e Kongresit.
Sipas ligjit, ish fituesi i medaljeve të arta në not në Olimpiadat e 2004, 2008, rrezikon 21 deri 21 deri në 27 muaj burg por gjithsesi dënimi mund të lehtësohet pasi ka 39-vjeçari pranoi akuzën dhe gjithashtu pranoi të bashkëpunonte.
Në marrëveshjen me prokurorët, Keller pranoi se kishte filmuar oficerë policie, kishte hedhur fyerje ndaj drejtuesve demokratë në Senat e se kishte debatuar me forcat e sigurisë në Capitol por më e rëndësishmja, akuzat për ushtrim dhune ndaj tij u rrëzuan.
Judge tells Keller sentencing range for him would be 21-27 months but court must do own independent evaluation. The DOJ and Keller’s defense attorney can ask for variances from that sentencing guideline up or down depending on his cooperation. No comment leaving court???????? pic.twitter.com/yjUZaBEigQ
— Eric Flack (@EricFlackTV) September 29, 2021
Ish kampioni olimpik u zotua të paguajë 2,000 dollarë kompensim dhe të bashkëpunojë me hetuesit të cilët, në këmbim, hoqën akuzat kundër tij për dhunë./Ora News/.
