Video/ Juventus cinik, i merr 3 pikë Chelseat. Ronaldo hero, nxjerr nga telashet Man. United
Kryendeshja e mbrëmjes në Champions League ishte ajo mes Juventus dhe Chelsea, kampionëve të Europës në fuqi të cilët u thyen në “Allianz Stadium” nga një Juventus i pakalueshëm në mbrojtje dhe që shfrytëzoi në maksimum ato mundësi të pakta që iu dhanë.
Ishte një duel nervash dhe strategjisë që në fakt e fitoi Allegri ndaj Tuchel pasi sfida përfundoi 1-0 me golin e Chiesas në 46’ e më pas gjithçka foli për anglezët. Të pafatë ndoshta në disa raste, Juve gjithsesi e mbylli ndeshjen me 3 pikë të çmuara që i japin edhe kreun e Grupit H.
Man. United ndërkohë duket se është I varur nga Cristiano Ronaldo. Djajtë e kuq arritën një fitore dramatike në Champions League falë portugezit që arriti 178 ndeshje në këtë kompeticion dhe në sekondat e fundit realizoi edhe golin e fitores 2-1 ndaj Villarreal. Ndaj spanjollëve, “djajtë e kuq”, humbën finalen e Europa League por sot duket se u hakmorën me këtë fitore të parë në grup.
Në sfidat e tjera, Salzburg mori kryesimin në Grupin G pas suksesit 2-1 ndaj Lille ndërsa Wolfsburg dhe Sevilla barazuan 1-1 në një ndeshje plot tension./Ora News/.
