Sot del para gjykatës shqiptari i akuzuar për vrasjen e mësueses në Angli
Pritet të dalë para gjykatës sot, Koci Selamaj, 36-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili akuzohet për vrasjen e mësueses Sabina Nessam 150 metra larg shtëpisë së saj.
36 –vjeçari, u arrestua mëngjesin e ditës së diel (26 shtator)në banesën e tij në Eastbourne, East Sussex, ku tashmë policia po kontrollon nëse gjejnë ndonjë gjurmë që e implikon shqiptarin në vrasje. Ai do të dalë sot në gjyq.

Sipas medieve britanike, Sabina Nessa është gjetur e vdekur në pakun Crator, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 Shtator.
Nga kamerat e sigurisë jo është parë teksa ka dalë nga shtëpia në orën 08:30.
Trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe ka qenë një qen policie që e ka gjetur. Autoritetet po punojnë për të identifikuar autorin dhe nëse ai ka lidhje me Sabinën.
Si rrallë herë më parë del ne ankand kënga e papublikuar e John Lennon
28 Shtator, 10:57

