Vranësira dhe reshje të izoluara shiu, ja si do të jetë moti sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2021, 08:14
Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të vranët përgjatë gjithë ditës, duke sjellë reshje te izoluara shiu në pjesën më te madhe të vendit.
Por herë pas here do të ketë intervale të shkurtra kthjellimesh, të cilat më të shpeshta do të jenë në orët e para të ditës.
Pfizer fillon provën klinike për ilaçin që parandalon Covid-19
28 Shtator, 08:02
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të të rriten lehte në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h kryesisht nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

