Sali Berisha, të mërkurën me "Foltoren" në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2021, 09:43
Takimin e radhës me anëtarësinë e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha do ta ketë në Durrës të mërkurën.
Lajmin e ka dhënë vetë Berisha në faqen e tij në facebook.
"Njoftim!Diten e merkure me daten 29 shtator ne ora 18:00 ne sallen e Pallatit te Kultures Aleksander Moisiu ne Durres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Durresit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!"
Shpërthim i fortë në një pallat në Suedi, 25 të plagosur
28 Shtator, 09:31
Takimin e fundit Berisha e pati në Vlorë.

