Ish-ministri i Brendshëm Tahiri rikthehet në Apel, do gjykohet nga një tjetër trupë gjyqësore
Gjykata e lartë ka vendosur të rikthejë edhe një herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në seancën, ku mori pjesë dhe i akuzuari, gjykata ka vërejtur se ka patur shkelje proceduriale në përbërjen e trupës së mëparshme, çka ka bërë që Tahirit ti pranohet kërkesa e parë.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të rikthehet edhe një herë për tu gjykuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Gjykata e Lartë ka pranuar kështu kërkesën e ish-ministrit dhe avokatit të tij mbrojtës, të cilët kërkuan prishjen e vendimit të Apelit, që ia riktheu edhe njëherë shqyrtimin Gjykatës së Posaçme.
Kërkesa e Tahirit u shqyrtua nga një trupë gjykuese me relator Ilir Pandën dhe anëtar Sokol Sadushin dhe Ervin Pupën.
Ish-ministri u paraqit vetë në proces. Pas vendimit ai deklaroi se do të vijojë përballjen ligjore.
"Do ndjekim procedurën e do të shkojmë prapë në Gjykatë të Apelit".
Edhe avokati mbrojtës, Maksim Haxhia, deklaroi tha se do të vijojnë të kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
"Pasi të zbardhet vendimi presim që çështja të shkojë në Apel dhe ne do të insistojmë për pafajësinë tonë."
Rusia përcjell nga afër Jarinjën
28 Shtator, 13:17
Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela, tashmë i arrestuar u përfaqësua nga dy avokatët mbrojtjes Petrit Ismaili dhe Gentjan Romano.
Ata kërkuan ndryshim te masës së sigurisë por edhe që gjykata të shqyrtonte çështjen duke e shpallur të pafajshëm, kërkesë që nuk pranua.
Ish-ministri i Brendshëm u shpall fajtor për shpërdorim detyre dhe u dënua nga gjykata e shkallës së parë me 5 vite burg, po për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj dënim që u konvertua në shërbim prove.
I njëjti dënim u dha edhe për Jaeld Çelën, por për këtë të fundit dënimi nuk u konvertua.
Ky vendim u ankimua në Gjykatën e Apelit, e cila ia riktheu aktet edhe njëherë shkallës së parë duke kërkuar nga prokurorët të saktësojnë akuzën për kultivim të lëndës narkotike për të cilën kanë sjellë disa episode.


