Presidentja e KE pas takimit me Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, koha që BE të veprojë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e kënaqur që turin e saj ballkanik e ka nisur me Shqipërinë.

Përmes një postimi në twitter në mbyllje të takimit me kryeministrin Edi Rama, Ursula von der Leyen thotë se mesazhi i saj është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE.

Von der Leyen nënvizon se Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi.

Presidentja e Komisionit Evropian thekson se me reformën në drejtësi Shqipëria ka bërë hapa para dhe tani është koha që BE të veprojë.