Të moshuarit të pakënaqur nga pensionet: Nuk na del për asgjë, na ndihmojnë fëmijët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2021, 09:21
Ku e çojnë pensionin shqiptarët, a mjafton për të përballuar jetesën një i moshuar?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re".
Pensionistët vijojnë të jenë të pakënaqur nga pensioni që marrin në vendin tonë. Ata thonë se pensioni nuk iu del për nevojat e tyre bazike.
Si rrjedhojë pensionistët shprehen se për t'ia dalë me shpenzimet mujore marrin mbështetje financiare nga fëmijët e tyre.
