Makina me tre vajza përmbyset në rrugën Burrel-Skuraj, po udhëtonin drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2021, 08:53
Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marte në rrugën nacionale Burrel-Skuraj. Një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza u përmbys në rrugë në vendin e quajtur "Ish-pularia".
Mjeti, i cili po udhëtonte drejt Tiranës, është përplasur me anën e sipërme të rrugës ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima.
Tre vajzat kanë marrë lëndime jo të rënda dhe u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.

