Vjedhja e kartave ID të pacientëve, infermierja punonte te Psikiatria, u sekuestruan elektroshtëpiake me vlerë 40 mln lekë

Ora News zbardh detaje të reja nga operacionit i koduar "Elektro", finalizuar nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Mëosohet se infermierja e arrestuar Elisabeta Bardhollari punonte tek Psikiatria.

Ndërsa Orjada Hoxha punonte si shitëse te dyqani i elektro-shtëpiakeve ‘Gotech’ në zonën e Porcelanit.

Përmes Bardhollarit,  Hoxha merrte kartat ID të pacientëve në spital dhe aplikonte për kredi online tek ‘IuteCredit’  me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrohen pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.