Presidentja e KE-së, mesazh rajonit para vizitës treditore: Ndajmë të ardhmen e përbashkët europiane
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka përcjellë një mesazh në twitter para nisjes të turit treditor në Ballkanin Perëndimor, nga data 28-30 shtator.
"Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Ne jemi duke e përgatitur atë tani, duke kapërcyer COVID së bashku, duke investuar në mënyrë strategjike, duke u dhënë mundësi të rinjve tanë" shkruan ajo.
Ndalesa e parë e presidentes së KE-së do të jetë Tirana. Ceremonia e mirëseardhjes për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do të mbahet në orën 08: 50 në Pallatin e Brigadave.
Gjatë vizitës do takohet me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta. Në Tiranë do të qëndrojë deri pasdite dhe pastaj do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut.
Today I begin my visit to our six Western Balkan partners ahead of our Summit next week.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 28, 2021
My message is clear: we share a common, European future.
We are preparing it right now.
By overcoming COVID, together.
By investing strategically.
By giving our youth opportunities. pic.twitter.com/ckR8sqnqeP
