Sherr te Ligjet/ Mazhoranca e ndjek online mbledhjen, opozita në sallë, Bardhi-Bushkës: Të vijë turp që na injoron!
Përplasja mazhorancë-opozitë u zhvendos sot në Komisionin parlamentar të Ligjeve.
Shkak u bë vendimi i mazhorancës për zhvillimin e tyre online, që kundërshtohet nga opozita.
Në sallën e mbledhjeve veç kryetares Bushka u paraqitën edhe deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të cilët patën një debat me të, ndërsa anëtarët e mazhorancës e përcollën mbledhjen online.
Më forcën e kartonit, Bushka miratoi rendin e ditës.
Bardhi: O zonja kryetare. Do të na japësh fjalën tani! Lërë rendin e ditës. Çfarë jemi ne këtu?
Bushka: Mirëkuptoj kolegët e opozitës.
Bardhi: Nuk na mirëkupton fare. Të të vijë turp që injoron deputetët e opozitës, është e paprecedent.
Ndërsa Oerd Bylykbashi në një prononcim për median u shpreh se PD refuzon mbledhjet online dhe se opozitës iu mohua e drejta e fjalës në komisione.


