Tentoi të vrasë studenten në një lokal në Vlorë, lihet në burg i riu, dy akuza ndaj tij
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 28 Shtator 2021, 10:36
Fadil Likaj, 30-vjeçari nga Shkodra që plagosi tre ditë më parë studenten nga Berati Kostandina Zanaj, u la sot në masën e sigurisë "arrest në burg" nga Gjykata e Vlorës.
Gjyqtar i çështjes ishte Enkel Peza, ndërsa avokat mbrojtës i 30-vjeçarit Arjan Isufi.
Organi i akuzës përmes prokurorit Klodian Llahja kishte kërkuar "arrest me burg", kërkesë që u pranua nga gjykata.
Sali Berisha, të mërkurën me "Foltoren" në Durrës
28 Shtator, 09:43
Mbi të rëndojnë akuzat "vrasje e mbetur në tentativë ndaj dy ose më shumë personave" dhe "mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake."
Një ditë më parë Ora News zbardhi të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, ku Fadil Likaj nga Shkodra tentoi të vrasë me granatë dhe më pas me pistoletë, studenten nga Berati Kostandina Zanaj.


