Plagoset punëtori në Durrës, bie nga ballkoni i katit të tretë të banesës ku punonte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2021, 11:43
Një 53-vjeçar mbeti i plagosur në Durrës pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të një banese ku po punonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në lagjen nr.4, Durrës.
"Shtetasi Sh. D., 53 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë kohës që po kryente punime në ballkonin e katit të tretë të një banese" njoftoi policia.
Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

