Përfshihen nga zjarri, digjen dy "Benz-a" në Elbasan, ishin të parkuara

Dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Policia bën me dije se "rreth orës 04:40, në lagjen "5 Maji", Elbasan ka rënë zjarr  në automjetet  tip "Benz" në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan , dhe  tip "Benz" në pronësi të shtetasit N.D., banues në Elbasan".

Të dy mjetet mësohet se ishin të parkuar. Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin  e shkakut të rënies së zjarrit.

Përfshihen nga zjarri, digjen dy "Benz-a" në Elbasan, ishinPërfshihen nga zjarri, digjen dy "Benz-a" në Elbasan, ishinPërfshihen nga zjarri, digjen dy "Benz-a" në Elbasan, ishin