Presidentja e Komisionit Evropian në Tiranë, pas takimit me Ramën mbërrin te Meta
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur vizitën në Tiranë. Ajo u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, me të cilin më pas pati dhe një takim.
Ajo la Pallatin e Brigadave në 10:08 për t'iu drejtuar Presidencës, ku do të takohet me kreun e shtetit Ilir Meta.
Më pas ajo do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë.
Në fund të vizitës së saj, presidentja e KE-së do të dalë në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Agjenda
Ora 08:50 – Ceremonia e mirëseardhjes për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen (Pallati i Brigadave)
Ora 09:00 – Takim me Kryeministrin Edi Rama
Ora 10:50 – Ceremonia e inagurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë
Ora 11:15. – Konferenca e përbashkët për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.





