Blerja e certifikatës së vaksinës, Fico: Është kriminale, distancohemi nga këto raste
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, foli ndër të tjera për personat që e blejnë certifikatën e vaksinimit kundrejt një pagese, për të mos kryer vaksinën.
Ajo thotë se ISHP dhe i gjithë stafi mjekësor distancohet nga këto raste abuzive dhe se ky veprim është kriminal.
Albana Fico: Instituti i Shëndetit Publik nuk ka në detyrat e veta funksionale ndjekjen e rasteve kriminale të mos kryerjes së vaksinës dhe marrjes së një dokumenti. Distancohemi, të gjithë ekspertët e shëndetësisë, jo vetëm ISHP .
Pavarësisht çmimit 100 ose 200 euro ne nuk kemi asnjë mënyrë për ta ndjekur këtë gjë.
Është kriminale, ne distancohemi, nëse autoritet na kërkojnë t'i mbështesim ne do ta bëjmë këtë pa asnjë lloj hezitimi.

