Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës Dritan Gina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2021, 11:03
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë, 22 shtator, prokurorin e Tiranës, Dritan Gina, për shkak të probleme me pasurinë.
Ora News raporton se Gina nuk ishte i pranishëm në dhënien e vendimit pasi nuk u lejua nga Garda të hynte për shkak se nuk kishte me vete kartën e identitetit.