Sa e respektojnë shqiptarët Ditën Ndërkombëtare pa Makina?Qytetari: Rregullat janë bërë për ty thyer

Sot është Dita Ndërkombëtare pa Makina, një ditë synon sensibilizimin e njerëzve për të shmangur të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për mjedisin.

Sa njohuri kanë qytetarët e Tiranës për këtë ditë? A kanë informacion dhe cili është mendimi tyre për këtë?

Kjo ishte tema e rubrikës me Enkin në emisionin "Ditë e Re".

Edhe pse shumë qytetarë ishin në dijeni të specifikës për ditën e sotme, ata shprehen se e kanë të pamundur mos të përdorin makina apo urbane për të shkuar në punë.

"Rregullat janë bërë për ty thyer, me çfarë ta çoj fëmijën në shkollë", thotë një qytetar.

Na ndiqni çdo ditë në " Ditë e Re" nga e hëna në të premte në orën 07:00 deri 10:00 në ekranin e Rtv Ora, nën shoqërinë e Arjola Shehu dhe Arjon Muça.