Dita pa Makina kap në befasi qytetarët: Këtu ke stres! Lali Eri është për fiq, jo për bashkinë e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2021, 09:19
Me një njoftim të bërë vetëm një ditë më parë nga Bashkia e Tiranës, Dita pa Makina i gjeti shumë qytetarë të painformuar jo vetëm për përdorimin e mjetit por edhe për kufizimin e qarkullimit.
Në rrugën "Luigj Gurakuqi" pranë Pazarit të Ri njëri aks i saj sot ishte i bllokuar për mjetet.
Efektivë të Rrugores kishin dalë në këtë aks për të lehtësuar qarkullimin.
Në aksin e dedikuar për mjetet trafiku ishte tejet i rënduar.
"Jam nga Amnerika, vetëm këtu nuk bëhet. Do një orë të vish në qendër, këtu ke stres. Lali Eri është për fiq jo për bashkinë e Tiranës. Nuk dinim gjë për Ditën pa Makina."
"Nuk e dija që ishte Dita pa Makina, po të isha informuar do të merrja biçikletë."

