Covid/ Më shumë gra shtatzëna dhe të rinj të shtruar në spitale se një vit më parë
Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh sot në orën 12:00.
Profesor Dhimitër Kraja theksoi faktin se në këtë fazë mes të shtruarve në spitalet Covid ka më shumë raste të grave shtatzëna dhe mosha të reja.
"Në këtë fazë vihet në dukje se ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me Covid. Një pjesë e të cilave janë raste serioze."
Ai foli për gjendjen e të shtruarve në spitalet Covid dhe format klinike.
" Në spitalin Covid 1 dhe 3 në QSUT, ndodhen të hospitalizuar 230 pacientë. Kapaciteti është i disponueshëm, pasi kapaciteti prej 30 % është u lirë. 95% e rasteve e të shtruarve janë të pavaksinuar. Format klinike 63% e rasteve paraqesin forma të mesme të rënduara, ose nga Covidi ose nga sëmundjet bashkëshoqëruese. 24 % forma të rënda. 13 % forma kritike. Aktualisht janë të shtruar 16 persona, të intubuar janë 13. Ka raste të infektuarish që janë vaksinuar. Ka fatalitete të rasteve që janë të vaksinuar, me një përqindje të vogël",tha profesori.
