Me 10 klandestinë në "Audi" dhe "Benz", 5 të arrestuar në Korçë dhe Pogradec
Pesë persona ranë në prangat e policisë në dy operacione në Korçë dhe Pogradec për transportimin e 10 emigrantëve të paligjshëm.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 10, Korçë, katër shtetasit B. Q., A. P., E. F. dhe G. Q., duke transportuar me mjetet tip "Benz" dhe "Audi" 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Shikoni videon/ Tërmeti “shkund”gazetarët gjatë emisionit live në studio
22 Shtator, 09:33
Gjithashtu shërbimet e Policisë Rrugore, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, pranë fshatit Psikupat, Pogradec, mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. M., i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.

